Lajme Arkiva 2003

12 punëtorë të Fabrikës së Tullave Vorë, kanë hyrë në grevë urie për shkak të mos marrjes së pagave që nga muaji dhjetor, punonjësit shprehen të pakënaqur nga trajtimi që u është bërë. Ata ankohen përsëri për mospagim të siguracioneve prej 7 vitesh.

Punëtor: Kjo është greva e dytë që bëhet se në gusht të vitit të kaluar kemi bërë edhe një grevë tjetër.

Gazetarja: Dhe si u rikthyet në punë?

Punëtor: U rikthyem me kusht, por prapë “na preu në besë”, na mashtroi. Prapë shkoi 3 muaj, prapë te 50% i pagës.

Gazetarja: Për dy muaj që kam për të marrë 1180-200 mijë sipas realizimit të planit.

Punëtor: Ne duam pagat se ky nuk na i jep, përndryshe do jemi në grevë deri sa të vdesim. Kjo është rruga jonë më e shkurtër. Unë nuk mund tu dal më fëmijëve përpara.

Drejtuesi aktual i fabrikës, fajin për vonesën e pagesave ia vë shitjes së pakët të tullave dhe një tregu jo të mirë, pasi kjo firmë shpesh është ndëshkuar me ndërprerje të energjisë. Problemet e mos pagesës së faturave kanë bërë që puna të pezullohet.

“Nënshkruhet në kontratë që ne pagesën e punonjësve e bëjmë mbi bazën e tregut të shitjes së prodhimit të kuq që kemi. Aktualisht e kemi një sasi prodhimi të konsiderueshme në fushë ku për muajin nëntor, dhjetor siç dihet biznesi në Shqipëri ka një rënie të konsiderueshme. Shkaku kryesor është ndërprerja e vazhdueshme për 6 mujorin e dytë të vitit 2002 të energjisë elektrike. Ky ka qenë shkaku kryesor që janë krijuar këto probleme dhe ka rënë aftësia paguese. Në momentin që ata kanë braktisur punën i kanë krijuar një dëm kolosal shoqërisë dhe firmës”.

Zgjidhja sipas drejtorit duket se është gjykata pasi ai pretendon se edhe inspektorati i punës ka vërtetuar dokumentacionin e rregullt të kësaj firme./tvklan.al