Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Këshilli i Ministrave ka shpallur fitues të tenderit për dhënien me koncension të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, konsorciumin Airport Partners. Vlera e ofruar për të dy fazat e punimeve në terminalin e Rinasit është 88.9 milion dollarë. Sipas kryeministrit Fatos Nano, kjo do të thotë se hapen vende të reja pune për shtetasit shqiptar, si dhe rritet siguria e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Fatos Nano:- “Airport Partners është investitor strategjik i konsorciumit Hoctiv GMBH, me 60 vjet përvojë në projektimin e aeroporteve, në planëzim, prokurim, ndërtim, menaxhim në shkallë botërisht të njohur. Hoctiv zotëron pjesën më të madhe të aksioneve në aeroportin e Athinës, të Dusseldorfit dhe të Hamburgut dhe 15% të aksioneve në aeroportin e Sidnej. Qarkullimi vjetor monetar i investitorit strategjitk të këstij konsorciumi për vitin 2002, ishte 12 miliard euro”.

Periudha koncensionare do të zgjasë 20 vjet ndërkohë që investimi në aeroportin e Rinasit do të kryet për tre vjet./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj