Rafael Leao ka kontribuar në 13 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat në vitin 2024, duke u shndërruar në lojtarin më vendimtar të Serie A këtë vit. Ylli i Milanit ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe asnjë lojtar tjetër i Serie A nuk ka kontribut më të madh se portugezi. 

Goli i Leao-s kundër PSG-së në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në nëntor 2023, ishte goli i tij i vetëm midis shtatorit dhe shkurtit, por sulmuesi ka dëshmuar vlerën e tij në pjesën e dytë të sezonit. Ai ka shënuar tre herë në katër ndeshje të Europa League dhe ka dhënë dy asistime, gjithashtu shënoi kundër Cagliarit dhe Atalantas në Kupën e Italisë. 

Që nga fillimi i këtij viti, 24-vjeçari ka dhënë katër asistime dhe ka shënuar dy gola në 11 paraqitje të kampionatit, duke rezultuar në lojtarin e Serie A me kontributet më të mëdha të golave ​​në të gjitha garat që nga janari. Milani është i dyti në tabelën e Serisë A dhe është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës, ku do të ndeshet me rivalët italian, Romën.

Klan News