Kryeministri Rama është vlerësuar nga komuna e  Prishtinës që i ka akorduar çmimin “Çelësi i qytetit”. Gjatë takimin me kryetarin Përparim Rama, ai nuk i kurseu batutat në lidhje me këtë vlerësim.

Edi Rama: Tani që kam çelësin mund të hyj sa herë të dua në Prishtinë.

Pas takimit më kreun e komunës, kryeminsitri Rama theksoi rëndësinë e projektit të përbashkët mes dy qeverive, atë për hekurudhën Durrës – Prishtinë.

Edi Rama: Ne punojmë bashkë, dhe hekurudha Durrës-Prishtinë, i është nënshtruar një analize. Do të duhet të presim studimin e fizibilitetit, dhe më pas procesin e financimit dhe me radhë. Nuk janë vepra që thuhen sot dhe bëhen sot. Ne kemi bërë disa përçapje për ta hapur. Do t’i diskutojmë me qeverinë e Kosovës të gjitha këto. “Shqipëria 2030” të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë kantier i hapur. Pastaj varet nga shumë gjëra përfundimi i një vepre. Është futur në një rrugë, nuk është më një premtim apo dëshirë, por projekt i përbashkët i dy qeverive që do të marrë jetë.

I pyetur për mundësinë e një mbledhje tjetër mes dy qeverive, kryeminsitri Rama deklaroi se nuk ka një plan për këtë.

Në mungesë të takimit me kryeministrin Albin Kurti, kreu i qeverisë shqiptare u pyet nëse ka ndonjë porosi për vëllain e vogël, siç e ka quajtur ai kryeministrin e Kosovës.

Edi Rama: Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit Partizani, është Olsi Rama. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto.

Klan News