Fëmijët e shtruar në spitalin Pediatrik patën mundësinë të kalojnë disa momente në shoqërinë e animatorëve dhe lodrave të sjellë nga rrjeti rinor i Tiranës. Kryebashkiaku Edi Rama i cili shoqëronte vullnetarët, u shpreh se kjo iniciativë ka si qëllim t’ju japë fëmijëve më shumë shpresë për të përballur kushte të vështira sipas tij të spitalit.

Edi Rama:Duke angazhuar rrjetin rinor falë vullnetarizmit së këtyre vajzave dhe djemve që çdo fundjavë do të jenë të pranishëm sikundër ka ndodhur fundjavat e shkuara pranë këtyre fëmijëve dhe prindërve. Besoj se japim dinjitetin e domosdoshëm të marrëdhënies sonë si shoqëri dhe një vit të shëndetshëm me ata që janë më në nevojë në radhë të parë me fëmijët që sot kanë nevojë më shuam se asnjëherë tjetër jo vetëm për prindërit, por për të gjithë ne.”

Iniciativa e ndërmarrë nga vullnetarët e rrjetit rinor të Tiranës është mirëpritur edhe nga prindërit e këtyre fëmijëve./tvklan.al