Bamir Topi:Organet specifike, jo ato që do të japin drejtësi, por ato që duhet të parandalojnë situata të tilla sikurse janë shërbimet inteligjente, policia kriminale dhe strukturat e tjera të specializuara, duhet të bëjnë një punë më të madhe paraprake dhe mos vijnë të bëjnë vetëm bilancin kur ndodhin situata, sepse profilaksia për të mbrojtur jetën e çdo qytetari është shumë e rëndësishme dhe sikurse tentativa ka qenë ekstreme, patjetër që edhe gjykimi duhet të jetë në masa ekuivalente. Këtu është shumë e rëndësishme që të forcohet shteti ligjor, ku çdo qytetar i Shqipërisë të jetë i sigurt kudo ku ai punon dhe jeton edhe besoj që ka vend për përmirësim të ligjit.”

Jozefina Topalli:Kjo është një ngjarje e rëndë, por për ne është e rëndësishme që është jashtë rrezikut për jetën dhe polica mesa di unë ka arrestuar të paktën nja 15 vetë deri tani, ta shohim cilat janë arsyet e vërteta, unë se di.”

Enkelejd Alibeaj:Është një nga ngjarjet më të pakëndshme dhe më të padëshirueshme që mund t’i ndodhin jo vetëm një njeriu, jo vetëm shëndetit, familjes, njerëzve të afërm, po vetë sistemit të Drejtësisë. Sigurisht që ajo është goditje jo ndaj individi të nderuar Ardian Nuni, por ndaj vetë sistemit, ndaj vetë sistemit. E vetmja gjë e para që duhet bërë në këto momente është që ata të cilët kanë shkrepur armën sigurisht që shumë shpejt do t’i depozitohen drejtësisë për të marrë ndëshkimin dhe shpagimin e duhur. Goditja me armë e një gjyqtari, e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë sigurisht është tepër e rëndë dhe nuk ka mjek që të shërojë këtë gjë dhe duhet që të gjithë shoqëria të reagojë në mënyrë të plotë, të drejtpërdrejtë dhe të fortë.”

Bujar Nishani:Akti i atentatit ndaj gjyqtarit Nuni është një akt i rëndë kriminal. Menjëherë është ngritur një grup i gjerë hetimor i përbërë nga drejtuesit kryesor të departamentit të hetimit të krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, i cili po heton intensivisht sëbashku me prokurorinë e krimeve të rënda. Ajo që desha të garantoja parlamentin, deputetët, por dhe opinionin publik është që kjo ngjarje do të zbardhet plotësisht, do të zbardhet plotësisht   dhe autori i këtij krimi të rëndë do të vihet përpara drejtësisë.”

Gramoz Ruçi:Të gjithë kemi nevojë 0për shërbimin shëndetësor dhe për drejtësinë, kur preket një anëtar i gjykatës së Lartë vaj halli se çdo të thotë dhe sa i sigurt është një qytetar i thjeshtë në rrugët e këtij vendi. Prandaj ky është një apel për politikën shqiptare dhe veçanërisht për maxhorancën aktuale dhe ekzekutivin aktual.”/tvklan.al