Drejtuesit e verdhekuqve të befasuar nga ecuria,e shikojnë iotalianin si trajnerin e së ardhmes

Te Roma kanë nisur nga puna për të siguruar një marrëveshje të re afatgjatë për trajnerin Daniele De Rossi.

Sipas gazetës italiane “Il Messaggero”, drejtuesit janë befasuar nga ndikimi i menjëhershëm i 40-vjeçarit, pasi ai u ul në stol më 19 Janar.

Skuadra ka marrë 7 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje nga Interi, duke treguar se filozofia e De Rosit funksionon mjaft mirë.

Edhe pse tekniku dëshiron që të përqendrohet totalisht te skuadra, në mënyrë që të arrijë objektivin, që është vendi i katërt në Serie A, në Trigoria, një projekt është gati.

Qëllimi është që ta kthejnë De Rossin në “trajnerin e të ardhmes”. Për teknikun është gati një rinovim dy vjeçar, ndërsa kontrata aktuale i përfundon në qershor.

Por si drejtuesit, ashtu edhe 40-vjeçari nuk duan të nxitojnë. Si fillim, ato që kanë rëndësi janë vazhdimësia dhe fitoret.

Verdhekuqtë kanë një përballje të vështirë në mbrëmjen e së dielës në transfertë ndaj Fiorentinës.

Ekipi aktualisht ndodhet në vend të pestë me 47 pikë pas 27 javësh, ndërsa vjollcët janë 3 pozicione më poshtë me 5 pikë më pak.

Klan News