Lajme Arkiva 2003

Fillimi i Luftës në Irak ka rritur masat e sigurisë në portin më të madh kryesor të vendit në Durrës. Që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policore kanë pushtuar territorin portual.

Sipas drejtorit të qarkut të Durrësit kolonel Pashkë Tusha, masat e sigurisë janë rritur ndërkohë që policia do të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës së bashku me forcat e anti-terrorit, anti-krimit, anti-drogës dhe të krimit ekonomiko-financiar.

Çdo udhëtar automjet si edhe mallrat që do të udhëtojnë nëpërmjet portit të Durrësit do të kontrollohen imtësisht. Në masat e sigurisë është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve private në sheshin e trageteve.

Së bashku me sigurinë ndaj luftës në Irak në portin detar të Durrësit është marrë edhe siguria ndaj virusit të Hong-Kongut, pasi është vendosur dezinfektimi për automjetet dhe mallrat e ndryshme, ndërsa për pasagjerët kontroll për ndonjë simptomë të virusit.

Në ndihmë të policisë së Durrësit këto ditë kanë kanë mbërritur edhe forca të policisë së qarkut të Tiranës, të cilat gjithashtu do të jenë në mbrojtje të sigurisë kombëtare./tvklan.al