Burimet e energjisë së pastër kanë arritur të mbulojnë 39% të elektricitetit botëror në vitin 2022

Burimet e energjisë së pastër kanë arritur të mbulojnë 39% të elektricitetit botëror në vitin 2022. Ndërsa energjia e erës dhe ajo diellore zënë 12% brenda kësaj kuote.

Sipas statistikave vjetore në raportin e Ember, është energjia diellore ajo që gjatë vitit të kaluar ka njohur rritje më të madhe, që përllogaritet në 24% në krahasim me vitin 2021. Por pavarësisht të gjitha progreseve, karboni mbetet burimi energjetik dominant, duke ofruar 36% të elektricitetit global.

Me rritjen e burimeve energjetike të gjelbra, janë ulur edhe emetimet në mjedis. Sipas modelit të Agjencisë Ndërkombëetare të Energjisë, sektori i elektricitetit duhet të kalojë nga ai që çliron më shumë ndotje, në të parin që duhet të arrije në zero emetime brenda 2050.

Kjo do të thotë se energjia diellore dhe ajo e erës duhet të njohin një rritje të lartë që përllogaritet të arrije të mbulojë 41% të nevojave në nivel botëror brenda vitit 2030.

Klan News