Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rrugët ishin dhe janë në gjendje të pakalueshme, por sipas Apostolit vetëm pas ndërhyrjes së Ministrisë së Punës dhe Transportit tani janë më mirë, por është televizioni ai që sipas Apostolit ekzagjeron filmon vetëm gropat. Po sipas tij shtrimi i rrugëve është krenaria e punës së tij.

Gaqo Apostoli:- “Rrugët pas ndërtimit pas rehabilitimit fillojnë mirëmbahen dhe mirëmbajtja nuk funksionon tek ne. Bashkia ka një ushtri të tërë që duhet të bëjnë 1/10 e punës që kam bërë unë kësaj kohe. Ka dhe një drejtim tjetër që është drejtimi politik. Nga pikpamja politike kryeministri ka dashur të denigroj qeverisjen Nano, pikërisht për qeverisjen më të suksesshme deri tani të koalicionit Aleanca për Shtetin”.

Ndërsa kryebashkiaku Brojka nuk i trembet drejtësisë dhe është i gatshëm të paraqitet në prokurori për tu gjendur shkaktari i rrugëve të prishura.

Albert Brojka, kryetari i Bashkisë Tiranë:- “Pasi akuzat direkte për shtrimin e rrugëve është ndaj zotit Apostoli, që i takon partisë së tij. Nuk mund të akuzosh dot pushtetin lokal kun ë 28 rrugë të shtruara 27 I ka shtruar ministria e Punëve Publike dhe vetëm 1 pushteti lokal. Zoti Gjinushi përpara se të akuzoj sëbashku me zotin Apostoli duhet tu japi përgjigje pyetjeve për shkeljen e ligjit dhe marrjen e kopetencave për rrugët të pushtetit lokal. Zoti Apostoli vërtetë duhet të ketë punuar shumë por nuk i dihet për çfarë ka punuar”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti