Palermo po kalon momente të vështira. Ekipi sicilian ka si objektiv t’i shpëtojë rënies nga kategoria. Drejtuesit synojnë të përforcojnë grupin e lojtarëve dhe sipas mediave vendase do të jenë 6 ose 7.

Mes emrave të publikuar nga “Corriere dello Sport” figurojnë edhe të dy futbollistëve të Kombëtares Armando Sadiku dhe Jahmir Hyka. Të dy luajnë në Zvicër prej kohësh dhe janë në fund të kontratës me Zurich dhe Luzern.

Palermo edhe pse jo në ditët më të mira mund të jetë një mundësi për të nisur një aventurë të re në Serie A. Nuk përmenden lëvizje konkrete, por merkato e janarit sapo ka nisur.

Të dy duan të kenë luajnë me një tjetër ekip dhe presin ofertën e duhur, por nëse lëvizja bëhet në këtë merkato duhet edhe aprovimi i klubit aktual./ TV KLAN