Armando Sadiku vijon shtegtimin në karrierë. Aventura e sulmuesit shqiptar me Mohun Bagan ka përfunduar tashmë pas një sezoni spektakolar dhe të kurorëzuar me titullin kampion.

Me 8 gola të shënuar, Sadiku ka vendosur të largohet nga kampionët për të qëndruar sërish në Indi. 33-vjeçari ka arritur akordin për të kaluar tek ekipi i Goa, skuadër që e përfundoi sezonin në vendin e tretë.

Sezonin e shkuar Sadiku luajti 35 ndeshje dhe shënoi 11 gola me Bagan, duke fituar edhe trofeun e kampionatit dhe Kupës.

Ai gjithashtu shënoi një gol të rëndësishëm në Kupën Durand, duke ndihmuar ekipin të fitojë trofeun. Tifozët kanë qenë të ndarë në mendimet e tyre për Armando Sadikun, i cili nuk ka fituar simpatinë e tyre pavarësisht formës së treguar në fushën e lojës.

Duket se forma e mirë e treguar nga 33-vjeçari ka bërë që të ketë shumë fansa dhe FC Goa të ofrojë një shumë të majme për ta marrë në ekip. Sulmuesi kuqezi ndryshon kështu skuadrën e 15-të në karrierë, për të konfirmuar se nuk ka gjetur vijueshmërinë.

Në eksperiencën e tij si profesionist ka luajtur në kampionate si ai shqiptar, polak, spanjoll, turk, zviceran dhe bolivian.

Klan News