Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sali Berisha:- “Unë nuk di pjesën e takimeve të tjera që ka bërë Presidenti, por me presidentin ne kemi diskutuar, sigurisht unë kam pasur një takim prej një ore me presidentin dhe ai ka shprehur pikëpamjet e tij, me të cilat, dmth. në rast se është fjala për zgjerim objekti, në rast se është fjala për zgjerim hetimi, unë nuk shoh asgjë në kundër-rrjedhë, gjithçka shoh në përmbushje të ligjit dhe e vlerësojë. Nuk ka qenë qëllimi unë kufizimi i objektit, kurrsesi, në qoftë se është keqkuptuar në këtë mënyrë, pastaj është tjetër. Qëllimi ynë ka qenë, ne kemi fiksuar këtë objekt, këtë çështje, se për ne është çështje ajo, mund të riformulohet”./tvklan.al