Në raportimin vjetor të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, fokusi i diskutimit ishte mbiçmimi prej gati dy vitesh i monedhës sonë kombëtare në raport me euron. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se forcimi i lekut ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit.

Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, e mbështetur nga rritja e konsumit, pagave e punësimit. Për guvernatorin këto pritshmëri pritet të ndikojnë edhe rishikimin e normës bazë të interesit.

Sejko nënvizoi qëndrueshmërinë e sektorit bankar, të pasqyruar në përmirësimin e treguesve të kapitalizimit, si dhe të cilësisë së portofolit të kredive, ku huatë me probleme ranë në nivelin historik 4.8%.

Tv Klan