Turqia do të përballet me Gjeorgjinë në stadiumin “Iduna Park” në orën 18 të së martës.

Ekipi i drejtuar nga Vinçenco Montela, performancën më të mirë në një kampionat Europian e ka bërë në vitin 2008 kur ata shkuan deri në gjysmëfinale, ndërsa në eventet në 2016 dhe 2020 u eleminuan në fazën e grupeve.

Por në këtë edicion, do të kërkojnë që të kualifikohen në raundin e të 16-ve dhe janë favoritë kundër Gjeorgjisë. Turqia nuk ka fituar asnjë nga pesë sfidat e fundit, duke humbur tre prej tyre.

Ndeshja e fundit për kualifikueset e Euro 2024 përfundoi në një barazim 1-1 me Uellsin më 21 nëntor, por ekipi e mbylli në vend të parë në Grupin D përpara Kroacisë, duke grumbulluar 17 pikë nga tetë takime.

Turqia dhe Gjeorgjia janë përballur pesë herë mes tyre, me të parët fitues në tri sfida, duke përfshirë një sukses 3-1 në një miqësore në vitin 2012.

Gjeorgjia merr pjesë për herë të parë në një kampionat Europian. Skuadra e Willy Sagnol-it mundi Greqinë me penallti në play-off për të siguruar vendin e tyre në turne. Që nga ajo mbrëmje historike, ekipi ka luajtur vetëm një herë, duke mundur Malin e Zi 3-1 në një miqësore më 9 Qershor.

Ylli i ekipit është 23-vjeçari i Napolit, Kvara që e mbylli sezonin në Serie A me 11 gola dhe 8 asiste në 34 takime. Por elementë të tjerë të rëndësishëm janë edhe portieri i Valencias Mamardashvili, Kashia i Slovan Bratislava-s dhe mesfushori i Uatfordit Giorgi Chakve-tadze.

Klan News