Ndër lajmet e ndryshme që Albi, korrespondenti i programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan raporton nga Vlora, sjell edhe një ngjarje “të gëzuar”. Një burrë ka dalë vullnetar që të kontribuojë në shtimin e numrit të lindjeve.  Zotëria është baba i dhjetë fëmijëve tashmë dhe s’ka ndërmend të ndalet derisa në familje të shtohet edhe një vajzë.

Albi: Kemi një lajm të gëzuar ku një zotëri ka marrë situatën në dorë, sidomos janë këto lajmet që ka dëgjuar shiko se po bie lindshmëria, numri i popullsisë, lindjet dhe ka marrë iniciativën që të merret me shtimin e popullsisë.

Aldo: Në ç’kuptim?

Albi: Kjo për arsye se është bërë baba për të 10-ën herë, por thotë që nuk do të ndalojë, ka 10 djem dhe thotë nuk do të ndaloj derisa të bëj një vajzë, por është gjë e mirë të kesh shumë fëmijë.

Aldo: Me çfarë do t’i mbajë apo ç’rëndësi ka, thjesht i lind dhe pastaj rregullohemi?

Albi: Pastaj rregullohemi, do t’i sistemojë avash-avash, ideja është që t’i ketë./tvklan.al