Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sali Berisha:- “Me rrugeçër të atij tipi, Shqipëria shkon tek Zani Çaushi, por unë nuk bëjë prokurorin, por unë bëjë opozitarin këtu dhe unë u them ju, që silleni si rrugeçër, që mbroni si rrugeçër drogën, paratë tuaja të pista. Ju jeni turpi i Shqipërisë, jeni të rrezikshëm për Ballkanin, jeni të denoncuar dhe do të denoncoheni në këtë sallë e kudo. Zoti kryetar, amendamentet synonin të mbyllnin magazinat e Arben Malajt, Agron Dukës dhe bandave të tij, të Gramoz Ruçit dhe të gjithë të tjerëve. Të këtij soji trafikantësh dhe drogmenësh, hajdutësh, që mbushin me dhjetëra hektarë mallrat e tyre, duke vjedhur shqiptarët. Zoti kryetar, asgjë s’mund t’i shpëtojë këta individë të korruptuar, as korruptimi yt, që të korruptojnë ty për të hedhur poshtë amendamentet. Magazinat do të mbyllen, janë firmat tuaja zotëri ministra, ato që bënë që doganat të zbresin nën 60% të realizimit të tyre dhe e shoqëroni me të qeshura këtë, more të shpërfytyruar dhe të pafytyrë. Mos mendoni ju, se do të mund të mbuloni malet e korrupsionit me fytyrat tuaja të qeshura dhe të shpërfytyruara. Edhe njëherë të them, shiko këtu ti hajdut, që pasi i ke vjedhur Vlorës frigoriferin …

Servet Pëllumbi:- “Zoti Berisha respektoni etikën parlamentare”.

Sali Berisha:- “Ulu aty, i ke vjedhur Vlorës frigoriferin, shko ktheja Vlorës frigoriferin, që ia ke marrë duke derdhur lot krokodili”.

Servet Pëllumbi:- “Zoti Berisha nuk ju lejojë të fyeni deputetët”.

Sali Berisha:- “S’kthen dot përgjigje ti hiç, përgjigja jote me djalin e tezes, dorëzo frigoriferin e Vlorës. Se ja ku është komisioni, kjo është përgjigjja që do të japësh ti. Jemi këtu për t’i thënë Agron Dukës, që do të shndërrojë Durrësin në magazinë, për t’i thënë këtij hajduti me çizme, që vjedh nga Kakavija deri në Tropojë, s’ka lënë gjë pa vjedhur. Për t’i thënë Gramoz Ruçit për magazinat e hekurit”…

Servet Pëllumbi:- “Zoti Berisha, mos fyeni, po të keni fakte çojeni në prokurori. Zoti Berisha uluni, ose do t’ua pres fjalën”.

Sali Berisha:- “Zoti kryetar, unë ulem kur ju vendosni amendamentet në rendin e ditës. Edvin Rama, ka tre dosje në prokurori, të dërguara në prokurori, nga ministra socialistë. Edvin Rama është bashkëtrafikant me ty zoti Gjinushi, me skafet e tua ka transportuar drogë, po po, do t’i sjell dokumentet këtu. Është edhe një tjetër përveç klanit tënd këtu që merret me drogë. Shiko, ti je një trafikant i qelbur, ti ke vetëm veten shokë dhe ti je një fundërrinë e këtij kombi, që ke vetëm veten shokë, se ata që nisin skafe me drogë, këtë ta ka thënë edhe kryetari i mazhorancës. Unë kërkoj respektimin e rregullores, pa çaushër të fëlliqur si ai s’më bëjnë përshtypje fare mua”.

Servet Pëllumbi:- “Mua më vjen mirë që ju i referoheni Kushtetutës, por atë s’e keni pranuar asnjëherë”.

Sali Berisha:- “Ata janë fundërrina të kombit, s’janë asgjë, janë trafikantë droge”.

Arben Malaj:- “Zoti Berisha ju them, se asnjëherë s’kam qenë hajdut deri tek qindarka e fundit, por dëshira jote, që gjithmonë të krijosh në Parlament probleme, mbetet një lloj kontributi i përhershëm që ti ke në politikën shqiptare. Së pari si qytetarë, por së dyti edhe si parlamentar, më vjen keq, që edhe në një ditë që parlamenti shqiptar do të ishte unik, ju mbeteni në misionin tuaj vetëm për të shpifur. Të bëjë të qartë zoti Berisha, që ti se njollos dot, as emrin, as kontributin tim, ndërsa djalin e tezes ta gëzosh, se unë nuk kam”. Sali Berisha:- “Ta kesh të qartë t’i zoti ministër, se qëllimi im është forcojë parlamentin dhe jo të shkatërrojë parlamentin, se parlamentin e shkatërruat ju”./tvklan.al