Iva Tiço: “E pa vërteta numër 1: ARMO i është shitur një kompanie fantazmë me seli në Qipro. E vërteta, në bazë të kontratës së shitjes Armo i është shitur një consorciumi të përbërë nga tre kompani. Të dhënat e kompanisë për të cilën aludohet Mërkurja, janë lehtësisht të identifikueshme. E pa vërteta numër 2: Blerësi nuk ka fuqi financiare të paguaj dhe Armo do të përdoret si kolateral për kredi-marrje për blerësit. E vërteta, kontrata e shitjes nuk lejon që aksionet e Armos të vendosen si kolateral i ndonjë institucioni financiar. Përpara pagimit të çmimit të shitjes dhe kalimit të pronësisë tek blerësi. Çmimi i shitjes prej 128 milion e 750 mijë euro do të paguhet me një këst të vetëm.”/tvklan.al