Sali Berisha: “Duhet të bëj edhe një falënderim ministrisë së Brendshme, policisë kriminale, e cila më një ndërhyrje precizë neutralizoi në kohë, veprim të papërgjegjshëm, korruptiv të ndonjë punonjësi që bashkëpunonin për sabotimin e suksesit dhe tërësisht interesa personale, sepse kishin marrë oferta personale të mëdha. Ishte jashtëzakonisht i dobishëm ajo ndërhyrje, e cila e lejoi ministrin të marrë vendimet  e duhura dhe natyrisht dosja ka shkuar në prokurori.”

Deklarata e kryeministrit ka zbuluar kështu një skandal të radhës në tenderët publik, ku të përfshirë janë të afërm të zyrtarëve të lartë në kupolën shtetërore. Procedurat për shitjen e kompanisë së naftës ARMO, sipas burimeve zyrtare të SHKB, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në ministrinë e Rendit deklaruan për Tv Klan se kanë konstatuar një seri shkeljesh gjatë procedurave të pjesëmarrjes. Por edhe gjatë procesit të ankandit për shitjen e kompanisë me emër. Një ditë më parë SHKB delegoi në prokurorinë e Tiranës një dosje me dokumente që tregojnë shkeljet gjatë procedurave për shitjen e kompanisë ARMO.

Paralelisht në prokurori sipas të dhënave zyrtare është dorëzuar dhe një kallëzim penal nga vetë kompania në fjalë, e cila ka denoncuar shkeljet që janë bërë gjatë tenderimit. Prokuroria ka regjistruar këtë kallëzim dhe do të nisë hetimet për të verifikuar procedurat që janë drekur gjatë këtij procesi.

Burime nga SHKB deklarojnë se në këtë skandal janë përfshirë emra të zyrtarëve të lartë, të cilët kanë kërkuar të sabotojnë procesin e shitjes së kompanisë ARMO. Sipas tyre rrethi i të përfshirëve në këtë çështje është i madh dhe i lartë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani