Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot paradite në kuadrin e riorganizimit të ushtrisë shqiptare, Divizioni i parë në Shkodër organizoi promovimin e disa njësive të cilat u ringritën nga e para pas shkatërrimit total të vitit 1997. Bëhet fjalë për tre njësi bazë të këtij divizioni si ai i tankeve, artilerisë dhe i këmbësorisë së motorrizuar. Pas ceremonive si dhe fjalës së rastit të mbajtur nga Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, të pranishmit vizituan ambjentet e brendshme, fjetinat e trupës etj.

Interesimi i shtetit shqiptar dhe i Ministrisë së Mbrojtjes për krijimin e kushteve sa më të mira për jetesën e ushtarëve, kishte gjetur zbatim rigoroz në këto ambjente. Vështrimi i teknikës luftarake edhe kjo e rikonstruktuar krejtësisht edhe me ndihmën e partnerëve si Gjermanisë, Italisë e Greqisë, dëshmon për seriozitetin me te cilin po punohet për vënien në gadishmëri sa më të shpejt të strukturave të ushtrisë në standartin e Natos.

Në këtë promovim merrin pjesë atashe ushtarak të vendeve të Natos në Shqippëri si dhe kuadro të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes./tvklan.al

Gazetar – Adrian Tafaj