Shkolla e restaurimit në Tiranë do të kthehet në një qendër rajonale europiane e restaurimit dhe konservimit të UNESCO-s. Vendimi u mor gjatë konferencës së pestë për trashëgiminë Kulturore të Europës Juglindore në Bukuresht të Rumanisë.

Ministrat pjesëmarrës në konferencë mes tyre dhe ministri i Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango firmosën një deklaratë të përbashkët për konkretizimin e kësaj nisme. Duke shpresuar që institucioni në fjalë i propozuar nga vetë pala shqiptare do tu japë mundësinë studentëve dhe pedagogëve të rajonit të japin kontributin e tyre në këtë sektor specifik të Europës Juglindore.

Në fjalën e tij ministri Pango nënvizoi faktin se së shpejti do të kemi dhe një brez të rinjsh të trajnuar me teknikat bashkëkohore të restaurimit. Falë përvojës së vyer të profesorëve, por dhe teknicienëve që ndihmuan për mirë funksionimin e shkollës së restaurimit.

Ai vuri në dukje angazhimin konkret të qeverive përkatëse në lidhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë. Shkolla e Restaurimit u inaugurua nga kryeministri Berisha një vit më parë dhe aktualisht funksionon me kohëzgjatje 18 muaj.

Kthimi i saj në një qendër rajonale të restaurimit pritet ta kthejë atë në një institucion të rëndësishëm për trashëgiminë Kulturore, jo vetëm për Shqipërinë./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj