Shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto” në kryeqytet, që në fillim të vitit të ri mësimorë do të ketë një palestër tërësisht të re. E rikonstruktuar në vitin 2000, elementi i vetëm që i mungonte kësaj shkolle ishte palestra, e cila do të kushtojë rreth 7 milion lekë.

Edi Rama: “Janë më shuam se 30 mijë m/2 hapësira sportive qofshin palestra shkollash të rikonstruktuara apo në proces projektimi për t’u ndërtuar nga e para ose e rikonstruktuar më tutje. Ne synojmë që çdo shkollë të ketë hapësirën e saj të brendshme dhe të jashtme sportive dhe njëkohësisht çdo lagje, çdo bllok banimi të ketë këndin dhe mbi këndin e vetë sportiv”.

Palestra e re do të pajiset edhe me shkallë të përshtatshme për spektatoret në aktivitetet sportive./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini

Operator: Petrit Xhaferri