Nicki Minaj është ironizuar nga publiku britanik e shkak për këtë janë bërë deklaratat e reperes në një koncert që mbajti në Mbretërinë e Bashkuar.

41 vjeçarja po performonte në Birmingham kur ajo e quajti Princeshën e ndjerë të Uellsit mikeshën e saj  duke lënë të kuptoheshin sikur ato njiheshin me njëra-tjetrën.

Reperja Nicki Minaj dhe Princesha e ndjerë Diana

Përdorues në rrjetet sociale ironizuan këngëtaren dhe shpejt “shpërthyen” memet.

Minaj ishte 14 vjeç kur Diana u vra në moshën 36-vjeçare në një aksident automobilistik në vitin 1997.

Incidenti i fundit i Minaj vjen pasi ajo u arrestua në Amsterdam për posedimin e lëndëve narkotike.

Klan News