Me personalitetin e një mbrojtësi të madh ai nisi aksionin në mintutën e 98-të dhe pasoi për Zaccagni-n që atë top e shndërroi në gol kualifikues në ndeshjen kundër Kroacisë

Calafiori me këtë asistim e “shlyeu” autogolin ndaj Spanjës dhe sapo u shënua goli shpërtheu në lot në fushë dhe vrapoi për të përqafuar trajnerin Spalletti.

Calafiori: Një kënaqësi e madhe. A do të më bëjë kartoni i verdhë të më mungojë Zvicra? Nuk dua të mendoj për skualifikimin. Nuk më intereson fare. Do të bëj tifo për shokët e mi. Të kalonim ishte gjithçka që kishte rëndësi. Nganjëherë kemi bërë mirë dhe duhet të fillojmë sërish nga këtu. Le të vazhdojmë kështu. Nuk mund të jemi të kënaqur me fazën e 16-të. Dua të luaj në çerekfinale. Nuk e di nëse u bëra një nga shtyllat e ekipit por ishte e rëndësishme të reagonim. Ne e merituam barazimin në fund. Më vjen keq që nuk do të jem aty për ndeshjen e radhës. Nuk e di ku gjeta energjinë për atë zbritje në fund të lojës. Zaccagni-n e pashë me bisht të syrit dhe ia dhashë topin. Kisha nevojë të jepja diçka për këtë skuadër, nuk doja të përfundonte këtu ky udhëtim. Komplimemtat na bëjme mirë për moralin.  Lotët?  U ula në tokë dhe nuk e mendova gjatë. Një përzierje emocionesh. Doja të kompensoja autogolin. Unë mund ta ndihmoj kombëtaren dhe mendoj se e kam bërë mire.

/tvklan.al