Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë sot ka qenë me një ritëm të lartë, me gjuajtje në të dy portat deri në sekondën e fundit të saj.

Sipas OPTA-s, sfida e sotme kishte regjistruar 17 tentativa në portë  në total, nga të dy skuadrat. Që kur kjo statistikë kishte filluar të regjistrohej në vitin 1980, sipas saj vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte ndeshjes së sotme.

Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshjen Kroaci – Angli u regjistruan 22 goditje në portë nga të dy skuadrat.