Përfaqësimi i Kombëtares në finalet e Euro 2016 e ka ngjitur atë 5 pozicione nga klasifikimi i një muaji më parë, në FIFA. Shqipëria është e 37 në renditjen botërore me 739 pikë.

Kundërshtarët e grupit tonë në Europian zbritën në klasifikim, përveç Francës që shkoi deri në finalen e turneut. Përfaqësuesja franceze është e shtata, Zvicra e 18 dhe Rumania e 24.

Në këtë klasifikim është edhe Kosova. Përfaqësuesja që në fillim të muajit të kaluar fitoi miqësoren e parë zyrtare prej njohjes nga FIFA është e 190 nga 211 federatat anëtare. Kosova do të jetë pjesë e kualifikueseve të Kupës së Botës 2018.

Kreu i renditjes nuk ka ndryshuar pasi udhëhiqet nga Argjentina, Belgjika dhe Kolumbia. Kampionia e Europës, Portugalia është në vendin e gjashtë.

/

TV KLAN