Frika nga vdekja është bashkëshoqëruesja e çdo njeriu, por jo për ata që lënë pas diçka të pavdekshme. Kështu ishte për kolosin e letrave shqipe Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 88-vjeçare nga një arrest kardiak.  

U lind në qytetin e Gjirokastrës, një qytet të pazakonte siç e quante ai, prej nga ku doli edhe ky shkrimtar i pazakontë.

Dashuria e parë ishte Letërsia, një dashuri e hershme që 10 vjeç, ku paralel më të lindi dhe dashuria për të shkruar, me Makbethin që e magjepsi.

Të jesh brilant në letërsi, në një kohë të zymtë politike si diktatura, e që shkrimtarët origjinalë i kishte zët, ishte ky kusuri që duhet të mbante një plejadë e nderuar në vendin tonë, e mes tyre edhe Ismail Kadare. Por realitetin që po rritej në një vend që nuk ishte i lirë e mësoi qysh kur ishte fëmijë, edhe më shumë akoma kur u zbulua si shkrimtar.

Vendosi të kërkonte azil politik në Francë më 1990 dhe të largohej nga Shqipëria më 24 Tetor të po atij viti, që për shumëkënd dukej e paralajmërua në poezinë “Kohë e Pamjaftueshme”. 

Ismail Kadare do të mbahet mend jo vetëm si rojtar i Gjuhës Shqipe, por dhe si një shkrimtar që e çoi përpara zhvillimin e saj, edhe më shumë si një gjeni që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare. Veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të botës. Kadare i ka lënë vendit një pasurie të madhe që brezat do ta gëzojnë gjithmonë, por edhe bota, që e vlerësoi me çmimet më të larta.

Është nderuar në 2005 me çmimin Man Booker Prize, që ndahet në Britaninë e Madhe, në 2009 me çmimin spanjoll Princi i Austurias për Artet, në Itali me çmimin Lerici Pea. Në Francë u nderua me urdhrat  Kryqi i Legjionit të Nderit dhe Oficer i Legjionit të Nderit, e shumë e shumë të tjerë.

Shumë herë ishte kandidat për çmimin Nobel, por ndonëse asnjëherë të fituar, Kadare mbetet sot shkrimtari më i njohur shqiptar në botë.

Tv Klan