Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Socialistët nisin negociatat me aleatët, për ndryshimet në qeveri. Të parët në listën e ofertave janë socialdemokratët.

Gaqo Apostoli:- “Natyrisht është ofruar pjesëmarrja në qeveri, deri tani nuk bëhet fjalë për sa, por një pjesëmarrje në të gjitha nivelet, dmth. dhe në pushtetin lokal, bashkëpunim, bashkëveprim, megjithatë, presim që platforma të jetë dhe propozimet të bëhen më konkretisht natyrisht neve do të ballafaqojmë propozimet tona. Kuptohet që neve kemi pasur një platformë, e cila është shkelur, platformë bashkëpunimit, ose marrëveshje bashkëpunimi, kërkojmë të respektohet, natyrisht me tolerancat që kërkon dhe koha e sotme, gjithsesi, gjithçka është në proces”.

Gazetarja: Kjo do të thotë që në qoftë se do të mbeteni të kënaqur nga propozimet do të votoni pro ndryshimeve në qeveri?

Gaqo Apostoli:- “Kërkohet një zgjidhje optimale, nuk bëhet fjalë për kënaqje qoftë personale, qoftë partiake, dmth. një zgjidhje optimale në bashkëpunimin PS-PSD”.

Aleancistët e Cekës nga Paskal Milo nga Demokracia Sociale, presin që kryeministri t’u ofrojë ndonjë ngastër nga portofolet ministrore, që do të zëvendësohen për të parë më pas, se si do të votojnë në Kuvend edhe pse negociatat me këto parti ende nuk kanë nisur.

Paskal Milo:- “Të shikojmë, ky është një proces njohje, derisa nuk dimë as program, as emra është vështirë që të paracaktojmë qëndrimet”.

Neritan Ceka:- “Mendoj që është një qeveri që i takon që tani deri në zgjedhjet e vitit 2005, natyrisht që Aleanca do kërkojë patjetër të shikojë veten në këtë qeveri në bazë të rezultateve të 12 Tetorit”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj