Emisioni “Kampionët” bën si çdo darkë pas ndeshjeve të Europianit vlerësimin e lojtarëve më të mirë të sfidave më të forta të ditës.

Këtë të hënë u përballën Austria dhe Franca me “Gjelat” që morën një fitore minimale falë një autogoli.

Një prej lojtarëve të vlerësuar nga stafi i emisionit ishte Ousmane Dembele. Për të ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi Alban Bushi dha një notë të ulët, gjashtë. Dhe duke e arsyetuar vendimin bëri një krahasim mes vetes dhe lojtarit francez.

“Gjashtë! Është shumë individualist. Çdo top do që ta marrë të futet në driblim. Nuk pason për shokët. Unë kam qenë vetë si ai, driblues domethënë. Jo si ai, niveli i atij. Edhe unë nuk pasoja. Por tani që jam pjekur le të themi. Gjashtë. E ka shumë gjashtë”, tha Bushi./tvklan.al