Zv/trajneri i Kombëtares Shqiptare, Hamdi Salihi replikoi mbrëmjen e kësaj të hëne me specialistin e futbollit Arjan Peço në emisionin “Kampionët” në Tv Klan. Shkak u bë një pyetje e Peços, i cili kërkoi të dinte se përse nuk u korrigjuan sipas tij disa gabime taktike në ndeshjen e 15 Qershorit me Italinë.

Arjan Peço: Kam një pyetje për ndeshjen me Italinë. Duke qenë se ekipi kombëtar ka 4 asistentë dhe 1 videoanalist. Nuk kishte mundësi që të korrigjoheshin gjatë lojës dhe sidomos gjatë pjesës së parë gabimet taktike që u bënë dhe që të merreshin masa ndaj vendosjes së Italisë në pjesën e parë live?

Hamdi Salihi: Nuk e di për cilat gabimet e ke fjalën, por në pjesën e parë gjatë lojës live, është pak e vështirë me u korrigjuar. Sepse dhe videoanalisti është në majë të stadiumit në pjesë të parë.

Arjan Peço: Besoj që analisti është lidhur me kufje me një prej trajnerëve. E kam fjalën për vendosjen e Seferit për shembull në një linjë me 6 lojtarë në vijën e mbrojtjes që nuk ishte e nevojshme fare…

Hamdi Salihi: Është një thënie e Fabio Capello-s, që thotë se vetëm momentin që kam bërë analistin, që flas pas ndeshjes, nuk gaboj asnjëherë. Pas ndeshjes, me vënë këtë këtu, me vënë atë atje, të gjithë dimë me thënë. 

Arjan Peço: Nuk ishte as kunj asnjë gjë. Thjeshtë kurioziteti im, duke qenë se janë 4 asistentë. Në futbollin modern janë të lidhur me kufje, shikojnë…

Hamdi Salihi: Ne mundohemi, edhe gjatë ndeshjes janë bërë lëvizje. Kemi folur me lojtarë, i kemi spostuar, po nuk besoj që emisioni është me diskutuar se çfarë lëvizjesh kemi bërë gjatë ndeshjes./tvklan.al