Marianne Birthler, e ngarkuara e federatës për dosjet e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të ish-republikës demokratike gjermane, në një intervistë për Televizionin Klan tregon eksperiencën gjermane në hapjen e dosjeve, por zonja Birthler jep edhe sugjerime për Shqipërinë. E ngarkuara për dosjet e STAS-it bën të ditur se të drejtat ligjore për aksesin e dosjeve në Gjermani, të cilat duhet të jenë jo vetëm në dobi të interesit të publikut por edhe të mbrojtjes së të drejtave personale, janë marrë sa kaq si model nga shumë shoqëri post diktatoriale në botë.

Andi Bejtja: “Zonja Birthler Faleminderit që pranuat këtë intervistë për TV Klan dhe le të hyjmë direkt në temë. Cilët ishin aktorët kryesor që lehtësuan procesin e lustracionit në Gjermaninë Lindore dhe a u kondicionua kjo nga bashkimi i dy Gjermanive?”

 Marianne Birthler: “Faleminderit për interesimin tuaj. Do doja të filloja duke thënë se në hapjen e dosjeve të policisë sekrete nuk bëhet fjalë vetëm për proces lustracioni. Së pari bëhet fjalë për kapërcimin e së kaluarës që ne e quajmë lustracion. Por edhe që të gjithë njerëzit që dëshironin kishin mundësi aksesin në këto dosje ashtu si edhe shkencëtarët për punët e tyre. Ruajtja dhe hapja e dosjeve ishte pikë së pari një iniciativë e lëvizjes qytetare në ish-republikën demokratike gjermane, por nuk ishte e lehtë kjo hapje dosjesh për ta bërë kundra dëshirës së ish-republikës federale gjermane”.

Andi Bejtja: “Me fjalë ishte iniciativë e vetë Gjermanisë lindore apo ishte Gjermania perëndimore ajo që e kërkoj këtë. Ishin vetë lindorët  apo Gjermania Perëndimorë?”

Marianne Birthler: “Ishte iniciativë e lëvizjes së qytetarëve të ish-republikës demokratike gjermane”.

Andi Bejtja: “Që të jemi më të kuptueshëm për publikun shqiptarë. Një gjerman … bashkëpunim i STAS-it mund të kandidojë për deputet”.

 Marianne Birthler: “Kjo nuk ndalohet me ligj, por për shumicën e njerëzve në Gjermani kjo nuk është e pranueshme nëse dikush i cili ka punuar më parë për STAS-in tani më të ndërmarrë një funksion politik”.

Andi Bejtja: Pra mund të krijojë dhe parti politike, mund të punojë dhe administratë?

Marianne Birthler: “Teorikisht po, ndërsa praktikisht jo. Sepse ka një konsensus të madh në Gjermani që nëse dikush ka punuar në ish-policinë sekrete të mos ketë mundësi të punojë në administratën publike”.

Andi Bejtja: “Me i fjalë ligji nuk e ndalon?”

Marianne Birthler: “Jo ligji nuk e ndalon”.

Andi Bejtja: “A ka pasur kritika për punën e komisionit tuaj në vite dhe cilat kanë qenë ato?”

Marianne Birthler: “Sigurisht që ka patur shumë kritika, shumë debate. Në fillim ishin ata të cilët kishin frikë nga e vërteta, ishin personat që kishin qenë shumë të lidhur me pushtetin dhe nuk kishin interes që e vërteta të dilte në dritë. Dhe nga ana tjetër ka patur njerëz që kishin frikë se hapja e dosjeve do të çonte në konflikt dhe hakmarrje. Megjithatë kjo frikë nuk u konfirmua dhe qindra mijëra njerëz arritën të shohin dosjet e tyre dhe ata e kaluan mjaft mirë këtë proces”.

Andi Bjetja: “E di që e keni të vështirë të flisni për Shqipërinë, po megjithatë besoj ca elemente i keni parasysh. Elemente të tilla se Shqipëria është një vend me 3 milion banorë. A mund të hapen dosjet në një vend të tillë me 3 milion banorë dhe ku gati 1/3 e popullsisë qoftë me firmë qoftë vullnetarisht i kanë shërbyer regjimit?”

Marianne Birthler: “E njëjta gjë ka qenë dhe në ish-republikën demokratike gjermane. Edhe unë vij nga një vend i vogël. Unë vetëm mund të them se edhe në ish-vendet e tjera diktatoriale hapja e dosjeve është një proces i vështirë. Megjithatë nuk bëhet e rrezikshme nga fakti që këta njerëz që më përpara kanë bërë këto dosje rrojnë akoma, pasi sekreti ose e fshehta e këtyre dosjeve mbetet në duart e njerëzve që i kanë bërë ato”…./tvklan.al