Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Këtë javë kemi përplase që kanë më shumë fitore në dy javët e kaluara. Dy skuadrat e para në renditje Teuta e Durrësit dhe kampionëve të Tiranës u duhet të kalojnë dy pengesa të forta për të ruajtur vendet që kanë. Interes paraqesin edhe takimet e tjera si Elbasani-Shqiponja, që ndodhen me pikë të barabarta në vendet 5,6.

Partizani-Vllaznia dy rivalet e vjetra që gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e sportdashësve duke shfaqur dhe vlerat e tyre më të mira në fushën e lojës. Kalendari i ndeshjeve është ky: Elbasani- Shqiponja, Elbasani në vendin e 5, Shqiponja në vendin e 6. Apolonia-Dinamo, Lushnja-Tirana, Shkumbini-Flamurtari, Partizani-Vllaznia, Tomorri-Skënderbeu dhe Bylis-Teuta./tvklan.al