Në Televizionin Kombëtarë Klan, ka startuar dje spektakli më i madh i prodhuar ndonjëherë nga një media në vendin tonë, “E Diela Shqiptare” një super produksion i TV Klan nën drejtimin e Ardit Gjebresë. Një maratonë televizive prej më shumë se 6 orësh në transmetim të drejtpërdrejtë, ku në krahët e Gjerbresë ka qëndruar edhe prezantuesja Artemisa Ozaj.

Ardit Gjebrea: “Një moment, nuk e di relaksues. Ndjehem mirë, pres të shikoj programin nga fillimi në fund, për të analizuar çfarë kemi bërë, për të parë çfarë duhet të përmirësojmë, për të marrë çfarë nuk duhet të bëjmë dhe çfarë duhet të bëjmë më shumë akoma. Kështu që shpresoj që le ta quajmë një hap të parë drejt një ngjarje të gjatë dhe të rëndësishme, dhe të madhe për mua dhe për të gjithë stafin që punojmë. Shpresojmë që të sjellim një spektakël të mirë në të dielat që do të vijnë”.

Artemisa Ozaj: “Emocionet janë të shumta, sigurisht e kam pasur një çik të vështirë në fillim sepse të kesh Ardit Gjebren përkrah është një emër me të vërtetë shumë i madh dhe është një privilegj që u përzgjodha pikërisht unë. Jam shumë e emocionuar”.

Një e diel ndryshe për teleshikuesit e cilësuar nga vetë ata, si e diela që u munguar shqiptarëve është ndjekur jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe, madje në Europë e në Amerikë nëpërmjet transmetimit satelitor të TV Klan.

“Televizioni Klan na kënaqi në këtë emision që fillojë, sidomos që drejton Ardit Gjebrea, një talent i vërtetë. Do vazhdojmë ta ndjekim deri në fund me shumë kënaqësi”.

“Të dielat në Shqipëri janë shumë të varfra, sepse nuk ka shumë emisione dhe do na pëlqente shumë, ka filluar mbarë, uroj t’i eci mbarë këtij emisioni dhe shumë i bukur”.

“Është një emision vërtetë i arrirë. Ky format televiziv i ka munguar ekraneve shqiptare. Jemi mësuar ta shikojmë vetëm tek stacionet e huaja italiane më saktë. I uroj një rrugë të mbarë Ardit Gjebresë”.

Gazetarja: Pse po nxitoni?

“Nxitoj se fillojë E diela shqiptare”.

Në këtë takim të parë janë zbuluar edhe disa nga rubrikat si ajo sportive nënë drejtimin komentatorëve Dritan Shakohoxha e Alban Xhihani, apo loja telefonike si dhe mjaft rubrika të tjera zbavitëse në të cilat kanë marrë pjesë teleshikues përmes telefonatave, por edhe spektator në skenë. Gjithashtu ka patur edhe të ftuar special si dhe janë prezantuar edhe disa këngë kandidate për të marrë pjesë në festivalin e Këngës Magjike. Një tjetër risi kjo për këtë festival./tvklan.al

Operator: Gentian Koçi