Le të nisë stina e dasmave, aheng e para, çfarë pëlqehet nga dasmat


Jemi në prag të nisjes së stinës së dasmave dhe ne kemi pyetur qytetarët, a i pëlqejnë këto lloj celebrimesh. Nuk mungojnë batuata plot humor për muzikën e dasmave dhe paratë, që hidhen në to.

”Nuk e di ç’kam në gojë”, italiani mashtrohet me implantet në Tiranë


Një shtetas italian, Domenico Lupoli, tregon, se është drejtuar në klinikën dentare “Brianza Dent” në Tiranë për vendosjen e implanteve dentare.

Domenico thotë, se bëri 3 implante dhe 6 dhëmbë për 2 mijë Euro. Në ditën e parë i kanë vendosur implantet dhe pas tre muajsh është kthyer nga Italia, për të vendosur dhëmbët.

Në fund kishte problem me një implant, pasi diçka nuk shkonte mirë. Por në klinikën Brianza i thanë, që ishte çdo gjë në rregull.

Domenico Lupoli, denoncuesi: “Brianza Dent” e kam parë në internet ofronte çmime të mira dhe e kam kontaktuar. Kemi rënë dakord dhe atëherë ata më kanë pritur në aeroport duhet ë bëja tre impiante dhe 6 dhëmbë . Në ditën e parë më kanë vendosur impiantet, kiam qëndruar një javë dhe më pas jam kthyer në Itali sepse duhet të kalonin tre muaj që impiantet të përshtateshin në gojën time. Pas tre muajsh kam kthyer për të vendosur dhëmbët dhe kur ka mbaruar puna kisha një dhëmb apo impiant që nuk shkonte mirë. Më kanë vizituar dhe më kanë thënë që çdo gjë ishte mirë. Kam paguar për dhëmbët dhe impiantet më shumë se 2 mijë Euro. Më thanë që ka garanci pesë vjet, por kur unë u thashë që ka një problem, mbeta i pa kënaqur nga vizita që më bënë.

Pas shqetësimeve të vazhdueshme, Domenico iu drejtua një tjetër klinike, ku kuptoi, se ishte mashtruar nga Brianza Dent, pasi pasaporta me pullat e markës “Straumann” u provua, që nuk ishte origjinale. Tani shtetasi italian thotë, se nuk e di, se çfarë ka në gojë.

Domenico Lupoli, denoncuesi: Duke marrë shkas nga kjo eksperiencë e keqe e punës së bërë nga “Brianza Dent” kam shkuar në një tjetër klinikë për të bërë të gjitha dhëmbët pasi nuk janë bërë mirë. Në klinikën tjetër më kanë kërkuar pasaportën e impianteve që kam vendosur, për të verifikuar se çfarë implantesh kam vendosur në mënyrë që të filloj nga puna. U kam dhënë pasaportën dhe pas një dite më kanë thënë që këto implanet që pretendojnë që të kanë vendosur nuk janë  “Straumann”. Nuk e di se çfarë impiantesh më kanë vendosur, duhet që t’i bëj të gjitha. Unë nuk e di se çfarë kam në gojë. Nëse nuk janë “Shtraumen” , atëherë çfarë janë?

Nëpërmjet një kamere të fshehtë emisioni “Stop” i është drejtuar “Brinaza Dent” për të kuptuar se çfarë impiantesh përdor.

Qytetarja: Më duhet një informacion, për sa i përket implanteve…!

Recepsioni: Pjesa e implanteve procedojmë në këtë mënyrë, që zonja të vijë, të bëjmë një grafi edhe implantet variojnë nga 300-nda deri në 1200 euro. Ka që është 500-ndsh, 400, 900-ndsh dhe 1000 euro, që është më e mira.

Qytetarja: Të cilës firmë janë, se këtu ka shumë?

Recepsioni: Sinqerisht janë firma të ndryshme dhe për këtë pjesën doktoresha mund ta dijë pjesën e firmave. Domethënë janë koreane, gjermane, italiane.

Qytetarja: Kështu si emra?

Doktoresha: Është “Straumann”, për momentin është më e mira.

Në këto kushte, emisioni “Stop” i drejtohet kompanisë distributore “Implantex”, që fut implantet Shtrauman dhe përgjegjësi teknik Llazar Sinjari na shpjegon, se pullat e pasaportës për dhëmbët e italianit, nuk janë origjinale.

Llazar Sinjari, përgjegjësi teknik “Implantex” : Kjo është një pasaportë e cila mund të shkarkohet shumë lehtë nga interneti. Në ndryshim nga pasaportat që jep kompania jonë, ato janë të shoqëruara me logon e kompanisë “Implantex” në këtë pullë nuk ëhstë origjinale dhe e pretenduar me impiantet e “Straumenn”. Vihet re që është gjerësia 4.75 milimetra, ndërkohë që nuk ekzist6on si përmasë në impiantet e “Straumann”. Gjithashtu në “REF number” shkruhet numri i dhjetë e cila tregon për gjaqtësinë 10 milimetra të implantit, por në rastin që ju keni sjellë shkruhet 14 milimetra. Gjithashtu në LOT përmban të dhëna të tjera të cilat flasin për origjinalitetin e produktit, por ajo që bie në sy si fillim është që pas karakterit të dytë ka një hapësirë, ndërkohë që  në pullë origjinale kjo hapësirë nuk ekziston. Po nuk i përkasin pasi sipas përshkrimit që jepet këtu, këto të dhëna nuk ekzistojnë në kompaninë “Straumann”.

Gazetarja: Në këto cilat janë rreziqet që mund të përballet pacienti, i gjendur në këtë situatë, ku nuk ka informacion se çfarë impianti ka në gojë?

“Pacienti është predispozuar para një infeksioni, duke mos ditur se çfarë produkti ka vendosur në gojën e tij. Gjithashtu mund të çojë në dështimin e implantit ose mos integrimin e implantit në kockë. Sigurisht që janë probleme etike, sepse rikuperimi i gjendjes fillestare të pacientit është tepër e vështirë dhe i komplikuar. Kemi shumë raste të cilat vijnë nga pacientët, por gjithashtu edhe nga klinikat të cilat pretendojnë se kanë implantin “Straumann” dhe pas verifikimeve ne nuk e kemi marrë përsipër përgjegjësinë për të vazhduar punimet me komponentët përkatës të secilit lloj impiant. Arsyeja ka qenë sepse mund të çojë në dështim të implantit dhe prishje të punës, sepse implanti nuk është origjinal “Straumann” i verifikuar”, përfundoi Llazar Sinjari.

Ndërton pa leje në oborrin e shkollës monument kulture, drejtori i jep ok!


Emisioni “Stop” është pozicionuar në banesën e Vladimir Sinjari, banor i moçëm i lagjes Goricë, Berat, i cili kërkon ndihmë. Midis banesës së tij dhe asaj të fqinjës, ndodhet ish-shkolla e vjetër, monument kulture i kategorisë së dytë.

Sipas qytetarit, fqinja në oborrin e kësaj shkolle, ka ndërtuar tarraca dhe shkallë prej guri që i lidhin ato, pa autorizim dhe duke cenuar drejtpërdrejt banesën e tij.

Vladimir Sinjari, denoncuesi: Fqinja ime që është në krahun e djathtë në pronën që ka këtu ish-shkolla e Goricës, ka bërë ndërtime që jo vetëm cenojnë pronën time, por edhe prishin strukturën arkitektonike të lagjes muzeale Goricë. Janë ndërtuar mure më të larta se ç’duhet  dhe ngjitur me pronën time, është prekur muri me pronën time. Dhe kjo më pengon mua në objektin e shtëpisë sime. Këto nuk kanë ekzistuar, absolutisht nuk kanë qenë. Janë bërë tani këto shkallë për efekt të planit si e mendon zonja që është në pronësi. Zakonisht këto rrjeta vihen kur bëhen punime, punimet këtu hë për hë nuk po bëhen, mua më zë pamjen e Magalemit. Tani që zonja e privatizoi këtë objekt të kategorisë së dytë, po bën punime të cilat e prishin i humbasin vlerat. 

Familja Sinjari, duke parë, që fqinja po rriste lartësinë e mureve, me këtë shkresë të datës 6 shtator 2023, vë në dijeni Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat. Drejtori, Jurgen Pushi nuk e mori kurrë në konsideratë këtë kërkesë, por u detyrua t’i kthejë përgjigje IKTK, duke i thënë, se drejtoria është vënë në dijeni nga qytetari më 6 shtator. Sidoqoftë, Pushi i tregon Institutit, se fqinja ka realizuar punime për sistemimin e oborrit të tarracuar, me miratimin e Bashkisë Berat. Ai  shprehet, se një pjesë e shkallëve, janë ndërtuar me murin ndarës të dy banesave. Pra, sipas drejtorit, nuk kemi të bëjmë me asnjë shkelje.

Vladimir Sinjari, denoncuesi: Fillimisht kontaktet kanë qenë fillimisht verbale për të ardhur për të ndjekur këto punime, më pas edhe me dokumente me shkrim ende pa ardhur në këtë formë që janë tani. Është vënë në dijeni në kohën e duhur për këto gjëra që po bëhen dhe thonë që kur të mbarojnë këto gjëra zonja do të paraqesë projektin dhe ne do të gjëmë një marrëveshje. Çfarë marrëveshje mund të bëhet tani kur çdo gjë ka marrë fund. Drejtori ka qenë fizikisht, i ka parë këto gjëra.

“Stop” shkoi pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat për t’u takuar me drejtuesin e këtij institucioni, Jurgen Pushi.

Juristja: Mesa di unë, ai ka një mbledhje në Prefekturë. Rreth orës 12:00, do të ishte e përshtatshme për ju?

Vladimir Sinjari, denoncuesi: Kjo është neglizhenca e drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat.

Pasi takimi me drejtorin Jurgen Pushi nuk u realizuar Stop shkon për të disatën herë tek shtëpia e fqinjës së Vladimir Sinjarit, Greta Kajana, por ajo nuk ishte në shtëpi. Ndërkad drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore  në Berat telefonoi vetë.

Jurgen Pushi, drejtor i DRTK Berat: Nuk kam mundësi t’ju takoj, se jam nga njëra mbledhje në një mbledhje, por për kërkesën tuaj, mu drejtoni me një kërkesë zyrtare dhe do ju vijë përgjigja në rrugë zyrtare!

Gazetari: Si e keni lejuar ju ndërtimin e këtij objekti kur ju jeni vënë në dijeni që në Shtator?

Jurgen Pushi, drejtor i DRTK Berat: Të lutem, se jam në  mbledhje! Po ju flas nga mbledhja.

Gazetari: Drejtor, e dini, që do të ndiqeni penalisht sepse keni lejuar të ndërtohet një objekt kur ju jeni vënë në dijeni?

Jurgen Pushi, drejtor i DRTK Berat: S’ka problem! Do merrni përgjigje me shkrim për këtë.

Emisioni “Stop” i është drejtuar në një mënyrë zyrtare ku ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore lidhur me këtë problematikë, pse nuk është marrë asnjë masë nga Drejtori Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat.

“DRTK Berat ka kryer inspektime në terren dhe i është drejtuar me shkresë Familjes Kajana duke i kërkuar marrjen e masave për rivendosje  e situatës dhe kthimin në gjendjen e mëparshme brenda dy javëve nga marrja e dijeni e shkresës. Familja Kajana ka shprehur pretendimet e saj me anë të një shkrese ku sqaron se nuk ka kryer asnjë punim në kundërshtim me ligjin. Bazuar në këto konstatime, IKTK i drejtohet DRTK Berat me anë të një shkrese ku kërkon marrjen e masave dhe respektimin e dispozitave ligjore në fuqi për rivendosjen në gjendjen e mëparshme. Në përfundimin e afatit për kthimin në gjendjen e mëparshme, duke parë që situata në terren vijon të jetë e njëjtë, DRTK Berat i është drejtuar me kërkesën për bashkëpunim Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Tiranë, nga ana e të cilëve akoma nuk ka një përgjigje,” shkruhet në përgjigjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Pas interesimit të emisionit “Stop” pranë  Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Berat i është drejtuar drejtorit  Jurgen Pushi me kërkesa të vazhdueshme për marrje masash. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ndjekja e këtij problemi sërish duket se ai nuk ka marrë zgjidhje.

“Erdhën dy dokumente nga IKMT e Tiranës dhe IKMT e Beratit në bashkëpunim me DRTK Berat, kishin ngritur një grup pune më 1 Mars 2024 dhe i kishin lënë afat zonjës për shkallët që janë të paligjshme,” tha denoncuesi.

Gazetari: Pse kjo zvarritje?

Vladimir Sinjari, denoncuesi: Po këto institucione kemi. I Zoti e shet, tellalli s’e jep.

Ndërkaq Jurgen Pushi është larguar nda detyra si drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore  në Berat.

Vladimir Sinjari, denoncuesi: Ka ardhur një zonjë tjetër, por që edhe ajo, jo vetëm që këtë qëndrim mban, nuk e zbaton ligjin, por as denjon të të presë në zyrë, por te dera e zyrës, të rrish përjashta sepse është zyra ime thotë.

/tvklan.al