-Miqësia nuk njeh specie!

Nëse një qen dhe një rakun mund të bëhen miq dhe të pozojnë për kamerën  bashkë, pse nuk munden  të gjithë njerëzit të pranojnë njëri-tjetrin për atë që janë? Shembulli ideal për paqe në botë…

-Rutina

Nëse ke një qen në shtëpi, duhet ta kesh kuptuar se ata kanë një qoshe ose vend të preferuar. Por jo vetëm në shtëpi, edhe në makinë! Pronari i këtij qeni duket se e njeh shumë mirë përderisa ka stampuar dhe foton identike me pozicionin e tij të çdo dite.

-Kjo mace definitivisht nuk i pëlqen mëngjeset

Duken fiks si një çift, njëri zgjohet plot entuziazëm ndërsa tjetri nuk do të dalë nga shtëpia pa shkuar ora 11:00. Pavarësisht qasjeve të kundërta, qeni po e mban më së miri macen!

-Me siguri e ka ndaluar për tejkalim shpejtësie…

Ky imazh është padyshim fantastik. Një polic trafiku që duket sikur po i vë gjobën një cheetah. Kjo e fundit thjesht e vëzhgon…

-Mace apo lopë?

Macet dihet se nuk lënë vend pa u futur, edhe aty në pjesën e pasme të televizorit ka krijuar atë që shpesh quhet “picture perfect”.

-“Jo qen ju lutem!”

Ka njerëz që ende vendosin tabela të tilla në bizneset apo banesat e tyre. Ky qen e ka rrëmbyer tabelën dhe ua ka çuar pronarëve të tij si një “trofe”.

-Ma kap dorën, vogëlush!

Kemi parë foto kur njerëzit ndihmojnë kafshët në situata të vështira, por jo diçka të tillë. Edhe pse ky i fundit ishte futur në ujë për të kapur ndonjë peshk dhe s’rrezikonte të mbytej, gorilla sërish e ofron ndihmën e tij.

-A të tha mami po?

Ngjan si ato panoramat kur shokët na prisnin te dera, ndërkohë që ne i merrnim leje prindërve për të dalë. Kuriozë jemi, çfarë i ka bërë këto kafshë bashkë?

-A do luash me mua?

Një kotele që kërkon me doemos vëmendje. Ajo mimikë do shkrinte zemrën e çdokujt, kjo është pak po e sigurt!

-Kontrollo mirë para se ta mbyllësh frigoriferin!

Jo më kot është vënë kjo letër! Macja mesa duket është gjithnjë në tentativë për të kapur diçka…

/tvklan.al