Presidenti shqiptar Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj si dhe politikanë të tjerë shqiptarë kanë kontaktuar kryetarin për bashkimin demokratik për integrim Ali Ahmeti, prej të cilit kanë kërkuar që të ndikojë tek simpatizantë e kësaj partie, të ruajnë gjakftohtësinë pas sulmit të armatosur që ndodhi ndaj Ahmetit në fshatin Rakovec të Tetovës.

Porosia e përbashkët e të gjitha bisedave ka qenë që BDI të mos përgjigjet në të njëjtën mënyrë ndaj këtyre incidenteve, deklaroi për Klan Abdyl Haqim Ademi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Ndërkohë BDI ka prezantuar incizime në të cilat vërehet Vullnet Xhelili, njëri prej të dyshuarve nga polica si pjesëmarrës në sulmin e armatosur ndaj Ahmetit. Të mërkurën Xhelili është dorëzuar vullnetarisht në polici ku ka mohuar se është pjesëmarrës në sulmin e armatosur ndaj Ahmetit.

Ky sulm ka mobilizuar bashkësinë ndërkombëtare për të ushtruar trysni ndaj autoriteteve në Maqedoni për të penguar incidente dhe kjo me sa duket ka dhënë rezultate pozitive. Kurse partitë i janë kthyer garimit zgjedhor më tubime dhe takime me qytetarë./tvklan.al