Dinamo ka nisur përgatitjet për këtë vit, ndërsa stërvitja e parë u zhvillua pa praninë e trajnerit Daliç. Kroati pritet të vijë javën e ardhshme për t’u nisur me grupin drejt Antalias, për fazën përgatitore.

Nga prurjet e reja që janë premtuar te kampionët në fuqi, ka zbritur në fushë vetëm Elis Bakaj, i cili u largua nga Partizani pas 5 vjetësh.

Elis Bakaj: “Unë erdha për një ekip po të kryeqytetit dhe ekip po kaq të mirë sa çka qenë edhe Partizani, ekip me traditë futbollin shqiptar. Një ekip që është aktualisht kampion i Shqipërisë shpresoj dhe besoj që do jemi pretendentë edhe njëherë kryesorë për fitimin e titullit kampion.”

Puna ka rinisur edhe te skuadra tjetër kryeqytetase Partizani. Ku trajneri duro të enjten ka patur të gjithë grupin e plotë. Presidenti Xhani ende nuk është takuar me ekipin dhe Arjan Sheta është lojtari i vetëm i ri që po stërvitet me të kuqtë.

Kampionati shqiptar do të nisë në fund të muajit dhe këto ditë janë mundësia për të forcuar ekipin me lojtarë të rinj./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku