Bullizmi është arsyeja që e çoi një 12-vjeçar të qëllojë për vdekje një bashkëmoshatar të tij dhe të plagosë dy të tjerë në një shkollë në Finlandë.

“I dyshuari gjatë marrjes në pyetje i ka thënë policisë se ka qenë viktimë e bullizmit dhe kjo informatë është konfirmuar edhe në hetimin paraprak ”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga policia.

Autoritet sqarojnë se djali 12-vjeçar ishte transferuar në fillim të këtij viti në këtë shkollë në qytetin e  Vantaas.

Autori u arrestua pak kilometra larg nga shkolla e tij në Vantaa të martën në mëngjes një orë pasi ai  qëlloi ndaj fëmijëve të tjerë. Flamujt u ulën në gjysmështizë në të gjithë vendin në nderim të bashkëmoshtarit të tij i cili fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Dy nxënësit e tjerë, përfshirë një vajzë nga Kosova të cilët u plagosën po marrin ndihmën mjekësore në spital. 12-vjeçari është dorëzuar në njësitë e shërbimeve sociale pasi ai nuk mund të mbahej në paraburgim për shkak të moshës së tij.

Klan News