E enjtja parashikohet të jetë dita më e nxehtë e pranverës, sipas meteorologëve, temperatura maksimale pritet të shkojë në 35 gradë celsius në disa qytete. Ndërsa të mërkurën në kryeqytet barometri shënoi 32 gradë celsius, e njëjta temperaturë u regjistrua në qytetet e Shkodrës, Lezhës, Sarandës, Vlorës, Kukësit dhe Kuçovës.

Vapë edhe në shtetet tjera të Ballkanit, pas ditëve me shi dielli i fortë dhe koha e kthjellët kanë mbizotëruar klimën në këtë fund maji. Meteorologët parashikojnë se ditë të nxehta presin edhe Maqedoninë ku temperaturat do të arrijnë mbi 35 gradë celsius. Në këto kushte mjekët këshillojnë si gjithnjë evitim të daljes në orët e drekës veçanërisht për më të rrezikuarit fëmijët dhe të moshuarit.

Ndërkaq në Greqi shkencëtarët thonë se impakti i ngrohjes globale në vend do të jetë tepër i ashpër sidomos në veri ku temperaturat pritet të rriten me 3 gradë 25 vitet e ardhshme./tvklan.al