Mesfushori i Anglisë Jude Bellingham pati një përplasje me trajnerin Gareth Southgate në finalen e Berlinit.

“Tre luanët” u mposhtën me rezultatin 2-1 nga “La Roja”, duke pësuar dëshitmin e dytë radhazi në një finale europiani.

Zhgënjimi i Bellingham, sipas ESPN, erdhi nga dështimi i Southgate për të bërë ndryshime të shpejta kur ekipi i tij ishte duke hasur vështirësi me spanjollët.

Southgate, që lajmëroi largimin nga stoli pas 60 minutash zëvendësoi Heri Kejnin me Olli Uatkins, ndërsa 10 minuta më pas aktivizoi Kol Palmer në vend të Kobi Maino.

Palmer kombinoi me Bellingam në golin e barazimit, por rrjeta e Ojar-Zabal i shokoi anglezët.

Në fund të sfidës, ylli i Realit nuk e fshehu frustrimin për humbjen.

Në vazhdim, Bellingham tha se shpresonte që Southgate të qëndronte e dëshironte shumë që të fitonte trofe për trajnerin e tij.

Anglia do të rikthehet në fushë në muajin Shtator, ku do të përballen në Ligën e Kombeve kundër Irlandës në Dublin.

Klan News