Në përvjetorin e dytë të vrasjes së dy pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosja nga njësitë rumun të policisë së UMNIK-ut në Prishtinë u mbajtën manifestime të shumta. Anëtarët e kësaj lëvizje vunë lule në varret e Mond Balajt dhe Arben Xheladinit, të cilët më 10 shkurt të vitit 2007 u goditën me plumba gome në vazhdën e protestave të shumta të kësaj lëvizje që kërkonte referendum mbi pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters kryeministri Hashim Thaçi tha, se vrasësit e Balajt dhe Xheladinit duhet të dalin para drejtësisë.

Hashim Thaçi:Unë nuk dëshiroj të jap opinione për lëvizje të ndryshme politike, por vrasja e atyre njerëzve ka qenë e dhimbshme, ka qenë shuam e prekshme dhe ka qenë  një rast i panevojshëm. Derdhja e gjakut për lirinë e Kosovës ka përfunduar me 10qershoprë të vitin 99, koha e dhunës ka përfunduar dhe vrasësit e atyre djemve duhet të dalin para drejtësisë.”

Familjarët e viktimave kërkuan drejtësi megjithatë fakt mbetet që 75 oficerët rumunë që shërbenin në Kosovë përfshirë 11 prej tyre të përfshirë në incident u kthyen në vendin e tyre në Mars të vitit 2008. Për sa i përket përpjekjeve të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, kryeministri Thaçi tha se i ka kërkuar prej kohësh Beogradit të vendosë marrëdhënie normale diplomatike me Kosovën megjithatë shtoi ai kjo qeveri serbe po vepron njësoj si në kohën e Millosheviçit.

Hashim Thaçi:Serbia definitivit duke pretenduar të cenojë sovranitetin e Kosovës është duke treguar politikën e një mentaliteti tipik Millosheviçjan. Fytyra e Serbisë në raport me Kosovën është gjenocidi. Serbia ka ardhur para një shekulli në Kosovë dhunshëm ka qëndruar një shekull duke ushtruar dhunë dhe është larguar duk ushtruar gjenocid.”

Në një vjetorin e pavarësisë  Kosova është njohur nga 54 shtete perëndimore, Thaçi tha për Reuters se është gati të takojë presidentin Tadic dhe lider të tjerë serb nëse ata janë gati të njohin Kosovën shtet./tvklan.al