Tifozët gjermanë festuan triumfin e kombëtares në takimin hapës të Euro 2024 kundër Skocisë. Në Berlin entuziazmi ishte i madh për suksesin e arritur.

 Miqtë luajtën gjatë gjithë pjesës së dytë me një futbollist më pak, pasi Porteus u ndëshkua me karton të kuq.

Etuziazmi është i madh te fansat gjermanë, për këtë sukses të rëndësishëm, me Gjermaninë që kërkon të fitojë titullin e katërt si ka kampion Europe.

Në përfundim të takimit, trajneri Julian Nagelsman tregoi emocionet për këtë sukses të parë në konferencën për shtyp.

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë: Është një moment shumë emocionues! Është e rëndësishme për ne që bëmë hapin e parë. Kemi hedhur një gurëthemel të rëndësishëm. Do të përpiqemi ta bëjmë edhe të mërkurën. Kam besim se mund të fitojmë edhe në Shtutgart.

Edhe në Mynih tifozët festuan triumfin e ‘pancerave’ në sfidën hapesë të europianit.

Fansave u pëlqeu spektakli që gjermanët dhuruan në fushë, ndërsa disa prej tyre vunë në dukje faktin që Skocia nuk ishte në nivelin që ata prisnin.

Klan News