Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes së Shqipërisë me Kroacinë, në rrugët e Hamburgut tashmë duket se po flitet vetëm shqip. Tifozët kuqezi me brohorima dhe këngë patriotike “pushtuan” qytetin gjerman.

Atmosferën e zjarrtë të tifozëve të veshur me simbolet shqiptare e përcolli live gazetarja Viola Lito .

Të entuziazmuar tifozët shprehen se kërkojnë fitore me Spanjën në ndeshjen e radhës e cila do të luhet të hënën e 24 Qershorit në orën 21:00.

Tifozët e kombëtares shprehen gjithashtu të kënaqur për performancën e skuadrës teksa veçojnë golin në pjesën e parë nga Qazim Laçi si golin më të mirë në ndeshje.

“Më pëlqeu shumë ndeshja, sidomos goli i parë. Do të fitojmë në ndeshjen e radhës me Spanjën,” tha mes brohorimave një tifoz.

/tvklan.al