Albana Nanaj ka treguar në një lidhje live për ‘Shije Shtëpie’ lidhur me atmosferën e krijuar në Gjermani mbrëmjen e djeshme.

Ndeshja Shqipëri-Spanjë ka qenë e mbushur plot emocione që ditën paraardhëse. E dinim që kishim një kundërshtar të fortë si Spanja, por skuadra jonë ka qenë shumë mirë sipas meje. Nëse do të kishim shënuar edhe një gol do të ishim akoma më të lumtur përveçse me performancën. Gjithsesi ndeshja ishte një emocion i vërtetë”, tha Albana.

Stadiumi i Dusseldorf-it ka qenë i dominuar nga ngjyrat kuqezi, pra rreth 30% e tij ka qenë e mbushur me tifozë shqiptarë.

Për sa i përket këtyre të fundit Nanaj tha se e kanë përjetuar në maksimum dhe se kanë qenë në mbështetje të kombëtares deri në momentin e fundit.

E zjarrtë ka qenë situata edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Deri në orën 1:00 të natës boritë e makinave nuk kanë pushuar. Mendova që policia gjermane mund të bëhej pak agresive për shkak të prishjes së qetësisë publike, por nuk e bënë. U duk se u pëlqeu ky lloj entuziasmi. Tifozët nuk shkaktuan trazira, ishte thjesht ana emotive dhe mbështjetja që donin t’i jepnin kombëtares së tyre”, shtoi ndër të tjera Albana Nanaj.