Nesër Shqipëria do të masë forcat përballë Kroacisë në ndeshjen e dytë në Euro 2024. E teksa për të dyja skuadrat duket se do të kemi një finale, në rrugët e qytetit të Hamburgut ka nisur festa.

Qyteti është mbushur me tifozë shqiptarë dhe kroatë dhe mes të dyja palëve ka një harmoni të jashtëzakonshme.

Kamera e Tv Klan në Hamburg na solli pamje nga festa e dy tifozerive të bashkuara, që mbajnë flamujt e njëri-tjetrit dhe që kanë një qëllim: të shohin një ndeshje të bukur.

Por duket se pëlqimi i tifozëve kroatë shkon më tej. Një prej tyre puthi në faqe teksa ishte live në Tv Klan, gazetaren tonë, Viola Lito. Sigurisht një gjest që u prit me duartrokitje dhe brohorima. Një tregues ndoshta që ndeshja e nesërme do të jetë festë e vërtetë pavarësisht rezultatit.

E sa i përket rezultatit një tifoz kroat ka këtë dëshirë.

“Nesër del 2 me 2! Në ndeshjen tjetër Shqipëria fiton kundër Spanjës, Kroacia kundër Italisë dhe kalojmë të dyja”, tha ai.

Dhe ne nuk na mbetet asgjë veçse të shpresojmë t’i plotësohet dëshira./tvklan.al