Fshatrat Bajzë dhe Shkrelë të qarkut Shkodër kanë qenë ndalesa e radhës e kreut të Partisë Socialiste Rama në vijim të turit “Dialog me Shqipërinë”. Edhe njëherë Rama ka këmbëngulur që qytetarët të ndryshojnë këndvështrimin ndaj politikës.

Edi Rama: “Kjo është ta shohësh si të mundur bashkimin mes socialistëve e demokratëve të thjeshtë të cilët nuk duhet në asnjë mënyrë të mbeten peng i një historie që ka si protagonist kryeministrin e vendit tonë.”

Pas bisedave me fermerë të zonës për problemet e bujqësisë, Rama bëri thirrje për ndërtimin e një energjie të re, e cila do të fuqizonte ndryshimin e së ardhmes.

Edi Rama: “Është koha për të besuar tek energjitë pozitive të secilit prej nesh. Është koha për të besuar tek një Shqiptari europiane.”

Rama gjatë fjalës së tij theksoi se është koha ti jepet fund ripërtëritjes së premtimeve të parealizuara./tvklan.al

Gazetar: Drini Zeqo