Fëmijët që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet nuk marrin kaloritë e nevojshme për mirërritjen e tyre. Në disa prej këtyre institucioneve si dhe konviktet e shkollave të mesme punohet ende me udhëzues të vjetër dietik, të cilët nuk lejojnë që fëmija të marri kaloritë e duhura.

Në këto kushte ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, Organizatën Botërore të Shëndetësisë po punon për të nxjerrë udhëzuesin e ri dietik.

Gazmend Bejtja: “Kemi udhëzues distik, një pjesë e të cilëve janë të vjetruar, janë bërë shumë vite përpara, ideja është që duke shikuar normat distike ne shikojmë kaloritë që do të marri çdo fëmijë apo çdo person i çdo grupmoshe në çdo vakt, llojin e ushqimeve që rekomandohen, tipin e ushqimeve që rekomandohen të ndarë në grupet kryesore, rrjedhimisht kjo do t’i japi mundësi dhe për përllogaritjen më të mirë edhe të mbulimit financiar.”

Menyja e re do të dërgohet në të gjitha institucionet ku qëndrojnë dhe ushqehen fëmijët dhe ajo do të jetë e detyrueshme për tu zbatuar. Gjithashtu me aplikimin e kësaj menyje të re për kopshtet dhe çerdhet do të rritet dhe tarifa e ushqimit./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami