UEFA paralajmëroi qeverinë angleze se rrezikon përjashtimin nëse vijon me planet për të ngritur një ent rregullator për futbollin e meshkujve, shkruan tabloidi ‘The Times’.

Një veprim i tillë shikohet si një cënim i pavarësisë nga ana e politikës. Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis kontaktoi përpara 2 javësh ministren e Kulturës, Medias dhe Sportit, Lisa Nandy duke i sqaruar se nuk do të ekzistojë asnjë ndërhyrje politike në administrimin e futbollit.

Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Premier League është një organizëm i pavarur dhe ngritja e entit nga qeveria do të vendoste në kontroll shpërndarjen e të ardhurave nga e drejta televizive.

Kontrata e fundit për 4 sezone vlen 8 miliardë Euro. Rasti më ekstrem nëse nuk do të ketë hapa pas mund të jetë edhe heqja e të drejtës së organizimit të Euro 2028, që është programuar të mbahet në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Tv Klan