Volodymyr Zelensky deklaroi se trupat kanë rimarre mbi 6 mijë km katrorë territore në lindje dhe jug

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje Perëndimit të përshpejtojë dërgesat e armëve ndërsa trupat ukrainase lëvizin për të konsoliduar kontrollin mbi një pjesë të madhe të territorit verilindor të marrë nga Rusia.

Që kur Moska braktisi bastionin e saj kryesor në Ukrainën verilindore, duke shënuar humbjen e saj më të madhe që nga ditët e para të luftës, trupat ukrainase kanë rimarrë dhjetëra qytete në një ndryshim mahnitës në fushëbetejës.

Volodymyr Zelensky tha se trupat tani kanë rimarrë më shumë se 6,000 km katrorë në lindje dhe në jug. Toka e rimarrë është afërsisht e barabartë me zonën të Bregut Perëndimor dhe Gazës.

Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv, në atë që shihet nga disa ekspertë ushtarakë si një përparim i mundshëm në luftë. Ky pretendim është komentuar edhe në Rusi, me shumë përdorues të mediave sociale atje që e përshkruan tërheqjen e deklaruar si “të turpshme”.

Uashingtoni dhe aleatët e tij i kanë ofruar Ukrainës miliarda dollarë armë. Në një fjalim video Zelenskiy tha se Ukraina dhe Perëndimi duhet “të forcojnë bashkëpunimin për të mposhtur terrorin rus”. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se forcat ukrainase kanë bërë “përparim të rëndësishëm” me mbështetjen perëndimore. 

Zelenskiy denoncoi sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile si hakmarrje për arritjet e fundit në Kharkiv, duke i quajtur ato “një shenjë e dëshpërimit të atyre që shpikën këtë luftë.  Inteligjenca ushtarake e Ukrainës pretendoi se gjenerali që komandonte grupin e ushtrisë ruse ishte shkarkuar pas tërheqjes në Kharkiv. 

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë në kontakt me ekipin e punës të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për krijimin e një zone të sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes së sigurisë rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba është shprehur se mënyra e vetme për të garantuar sigurinë e centralit bërthamor të Zaporizhzhia është heqja e kontrollit të Rusisë mbi centralin dhe kthimi i tij në Ukrainë.

Klan News