Misioni i OKB-ë në Kosovë UMNIK tha se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, ndërsa paralajmëroi mundësinë e lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas UNMIK-ut zhvillimi i zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë do të përbënte shkelje të rezolutës së 12/44 të Këshillit të Sigurimit me të cilën administrohet Kosova.

Serbia ka kërkuar nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Prishtinë që të autorizojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në 11 maj në vendbanimet serbe në Kosovë. Zëdhënësi i UNMIK -ut Aleksandër Ivankov tha se do tֹ’i kthejë së shpejti përgjigje ministrit serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiç lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të Serbisë.

Udhëheqësit kosovar kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, sipas tyre Kosova nuk mund të shërbejë si bazë zgjedhore për ndërtimin e institucioneve të Serbisë. Autoritetet e Beogradit kanë vendosur që në të njëjtën ditë, pra në 11 maj të mbajnë zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme parlamentare./tvklan.al

Gazetare: Juli Ristani